Qeveria japoneze i dhuron pajisje mjekësore QKUK-së|Video
Shëndetësi

Qeveria japoneze i dhuron pajisje mjekësore QKUK-së|Video

Zenel Hajrizi/RTK

Qeveria japoneze vazhdon t’i mbështesë institucionet e Kosovës. Për herë të tretë nga projekti i paraparë janë pajisur me aparaturë mjekësore Qendra Klinike Universitare në Prishtinë dhe gjashtë spitale rajonale.

 “Bashkëpunimi me qeverinë e Kosovës është i rëndësishëm për krijimin e pavarësisë profesionale në shumë sektore, ndërsa jemi të lumtur për projektin i cili u konkretizua që përmes qeverisë të realizohet ndihma për popullin e Kosovës” tha Keisuke Yamanaka  nga  ambasada e Japonisë në Kosovë.

Ministri Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, Rifat Latifi thotë se mbështetja nga qeveria Japoneze është e mirëseardhur për ngritjen e cilësisë në shërbime shëndetësore.

 “Ne e zgjodhëm spitalin e Mitrovicës me bë këtë njoftim për shkak se mendoj që spitali i Mitrovicës ka nevojë për shumë ndihma, ndihma materiale, ndihma kadrovike e ndihma tjera”, tha ministri Latifi.

Secili donacion që vjen lehtëson punën e profesionistëve shëndetësor thotë drejtoresha e spitalit Rajonal në Mitrovicë, Luljeta Zhubi.

“Fitojmë pajisje të sofistikuara të fjalës së fundit të teknologjisë të cilat ndihmojnë personelin tonë diturinë, aftësitë e tyre t’i zbatojnë në praktikë dhe me këtë to ofrojnë shërbime më cilësore për pacientët tonë”, tha  Zhubi.

Dita ditës po kompletohen entet e shëndetësisë me pajisje mjekësore të cilat lehtësojnë diagnostikimin nga mantelbardhët kosovar u tha me rastin e prezantimit të donacionit nga qeveria japoneze në spitalin rajonal “ Sami Haxhibeqiri “ në Mitrovicë.


MË SHUME NGA Shëndetësi