Goga-Bajrami: Brenda vitit në Kosovë kryhen rreth 400 autopsi|Video
Foto RTK
Shëndetësi

Goga-Bajrami: Brenda vitit në Kosovë kryhen rreth 400 autopsi|Video

Afet BELA/ RTKlive

Vitet e fundit është bërë fuqizimi dhe modernizimi i shërbimeve të  mjekësisë ligjore në Kosovë. Kosova ka Institutin i Mjekësisë Ligjore (IML), i cili  kryen disa shërbime të rëndësishme.

Flutra Goga-Bajrami drejtoreshë e  Institutit të Mjekësisë Ligjore, tha se IML-ja ofron disa shërbime, edhe pse në Kosovë njihet për kryerjen e autopsive.

“Ne kryejmë disa shërbime, siç është edhe ekzaminime të ndryshme që pak njihen në opinion. Ne kemi dy laboratorë të cilët ndihmojnë mjekun për të gjetur shkakun e vdekjes. Ne përmes projektit të IPA-s kemi akredituar laboratorin”, tha ajo.

Sipas saj brenda vitit (IML) kryhen deri 400 autopsi. Drejtoresha Goga-Bajrami bëri me dije se çdo vdekje që vlerësohet se është e dyshimtë, dërgohet në autopsi, por kjo bëhet vetëm me vendim të prokurorit.


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle