11:41 / 15.09.2022
Shënohen dhjetë raste të reja me COVID-19
E.Hoti/RTKlive
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë konfirmuar dhjetë raste të reja me COVID-19.
Sipas MSH-së rezultatet kanë dalur nga 295 testime, ndërsa janë shëruar 51 persona.
Ndërsa raste aktive me Covid-19 janë 138.
Në 24 orët e fundit janë vaksinuar kundër koronavirusit 54 persona.























