138 raste aktive me Covid-19 në Kosovë
Rtklive
Foto: RTK
Shëndetësi

138 raste aktive me Covid-19 në Kosovë

E.Hoti/RTKlive

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se aktualisht janë 138 raste aktive me Covid-19.

Në raportin e fundit, bëhet e ditur se janë realizuar 295 testime prej të cilave 10 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Sipas raportit të fundit nuk ka pasur asnjë person të vdekur nga COVID-19, ndërsa janë shëruar 51 persona

MSH njofton gjithashtu se janë vaksinuar 54 persona, ndërsa nga fillimi i procesit të vaksinimit janë dhënë 1,835,915 doza të vaksinës.

 


MË SHUME NGA Shëndetësi