67 raste aktive me Covid-19
Foto: RTKlive
Shëndetësi

67 raste aktive me Covid-19

K.Kasumi/ RTKlive

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë konfirmuar 67 raste aktive me koronavirus.

Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë përmes raportit të 24 orëve të kaluara.

Sipas MSH-së, gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar vetëm 4 raste të reja me Covid-19.

Po sipas këtij raporti, si pasojë e COVID-19, nuk ka humbur jetën asnjë person, kurse janë shëruar 4.

Prej fillimit të vaksinimit, në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.836.001 doza të vaksinës anti COVID, njofton MSH.

 
 


MË SHUME NGA Shëndetësi