13:49 / 21.09.2022
10 raste të reja me Covid-19
K.Kasumi/ RTKlive
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë konfirmuar dhjetë raste të reja pozitive me Covid-19 nga 230 testime.
Sipas këtij raporti, si pasojë e COVID-19, nuk ka humbur jetën asnjë person, kurse janë shëruar 13.
Prej fillimit të vaksinimit, në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.836.024 doza të vaksinës anti COVID, njofton MSH.























