ShSKUK publikon listën e kompanive që vonuan furnizimin me barna
Foto: ShSKUK
Shëndetësi

ShSKUK publikon listën e kompanive që vonuan furnizimin me barna

Valmira Saraçi Sahatçiu/RTKlive

Nga ShSKUK-ja thonë se vonesat me furnizimin me barna janë bërë përkundër kontratave të lidhura. Publikimi i listës me emra sipas tyre po bëhet me qëllim të transparencës.

 “Me qëllim të rritjes së transparencës dhe informimit saktë dhe të drejt, drejtoria e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar e Kosovës, ka vendosur të bëjë publike listën e kompanive farmaceutike të cilat kanë bërë vonesa në furnizim me barna dhe material shpenzues, përkundër kontratave të lidhura me ShSKUK-në”, thuhet në njoftimin e këtij shërbimi.

Aty thuhet se të gjitha këto kompani, janë trajtuar sipas Ligjit të Prokurimit Publik, duke u gjobitur për vonesat.

Po ashtu është publikuar edhe lista me produktet që janë në mungesë, e për të cilat ka pasur procedura të hapura të prokurimit, por nuk ka pasur ofertues.


MË SHUME NGA Shëndetësi