Punëtorët shëndetësorë në Emergjencën e QKUK-së, kërkojnë rritje të pagave
Rtklive
Foto: RTKLive
Shëndetësi

Punëtorët shëndetësorë në Emergjencën e QKUK-së, kërkojnë rritje të pagave

Sh.Gashi/RTKlive

Punëtorët shëndetësorë kanë protestuar sot para Qendrës Emergjente në shenjë pakënaqësie me pagat e tyre.

Kryetari i Shoqatës Sindikale të Shëndetësisë, Xhemajl Selmani, ka thënë se kërkesa e mantelbardhëve duhet të plotësohet, para atij të ligjit për paga. në këtë protestë e cila ishte simbolike ata paraqiten tri kërkesa.

E para është për rritje pagash per 50% deri në implementimin e Ligjit të Pagave, pastaj rritje e investimeve në shëndetësi për përmirësimin e kushteve të punës dhe ngritjen e cilësisë së shërbimit.

"Miratimi i Ligjit të Pagave dhe implementimi i tij nga janari 2023", tha Selmani, duke paraqitur kërkesen e tretë.

Sipas tij, këto kërkesa adresohen me arsyetimin për shkak se pagat nuk janë rritur as sipas rrijes ekonomike që nga viti 2014 dhe se rritja e inflacionit mbi 19%,  ka pamundësuar mbulimin e shpenzimeve bazike jetësore.

Aktualisht në gervë të përgjithshme është sistemi arsimor në vend dhe ai i administratës publike.


MË SHUME NGA Shëndetësi