12:27 / 22.09.2022
Dhjetë raste të reja me Covid-19
K. Kasumi/ RTKlive
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar 10 raste të reja me Covid-19 nga 189 teste të bëra.
Sipas këtij raporti, si pasojë e COVID-19, nuk ka humbur jetën asnjë person, kurse janë shëruar 19.
Prej fillimit të vaksinimit, në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.836.040 doza të vaksinës anti COVID, njofton MSH.
























