Hetime në Gjinekologji, shkak ngatërrimi i dy foshnjave |Video
Rtklive
Foto: RTKLive
Shëndetësi

Hetime në Gjinekologji, shkak ngatërrimi i dy foshnjave |Video

Besjana Mulaj/RTK

Keqinformohen prindërit për foshnjat që lindën në të njëjtën kohë, njëra e shëndoshë e tjetra pa shenja jete.

Mbrëmë në të njëjtën kohë, sipas SHSKUK-së, u lindën dy foshnja, por fatkeqësisht njëra prej tyre nuk mbijetoi. Sipas komunikatës për media, nuk bëhet fjalë për ndërrim të bebeve, por për keqinformim të prindërve nga infermierja. Ky rast po trajtohet edhe nga Policia e Kosovës.

Gjatë natës së mbrëmshme në Klinikën e Gjinekologjisë lindën dy foshnje në të njëjtën kohe, mirëpo njëra prej tyre nuk mbijetoj. 

Për dyshimin se në klinikën e Gjinekologjisë janë ndërruar foshnjat nuk ka pranuar të flasë askush nga zyrtarët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, por në një deklaratë për media, ata kanë sqaruar se nuk bëhet fjalë për ndërrim të foshnjave, por për keqinformim.

Në njoftim ata kanë sqaruar se në lidhje me foshnjën e vdekur gjatë kohës së lindjes, pacientja është njoftuar për komplikimet shëndetësore dhe se foshnja e saj nuk do të mbijetojë. Derisa keqinformimi ka ndodhur pasi në të njëjtën kohë ka lindur edhe një foshnjë tjetër dhe infermierja e klinikës së Neontalologjisë ka dhënë informatë të paautorizuar dhe i ka ngatërruar rastet dhe keqinformuar prindërit. 

Në komunikatën për media thuhet se menaxhmenti i Klinikës së Neonatologjisë, ka kërkuar deklaratë me shkrim nga i gjithë stafi kujdestar dhe rasti do të procedohet më tutje sipas legjislacionit në fuqi. 

Ky rast është denoncuar edhe ne polici ku në raport thuhet se mbrëmë rreth orës 22:00 me autorizimin e Prokurorit të Shtetit, policia ka iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”. 

Dyshimet janë ndërlidhur me informimin e menjëhershëm pas lindjes se foshnja e tij është pa shenja jete, informacion ky i pranuar nga ana e personelit të klinikës përkatëse.

 Ndërkohë që trupi i pajetë është dërguar për obduksion, policia në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit po heton të gjitha rrethanat që karakterizojnë ngjarjen me qëllim zbardhjen e plotë të tyre.

 


MË SHUME NGA Shëndetësi