07:59 / 23.09.2022
55 raste aktive me Covid-19
N. Mekolli /RTKlive
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me COVID-19 është 55.
Në raportin e fundit, bëhet e ditur se janë realizuar 189 testime prej të cilave 10 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Sipas raportit të fundit nuk ka pasur asnjë person të vdekur nga COVID-19, janë shëruar 19, kurse rastet aktive janë 55.
Deri më tani janë dhënë gjithsejtë 1.836.040 vaksina, njofton MSH.























