Sindikata e QKUK-së kërkon anulimin e disa urdhëresave ndaj infermierëve
Shëndetësi

Sindikata e QKUK-së kërkon anulimin e disa urdhëresave ndaj infermierëve

K. Kasumi/ RTKlive

Sindikata e Punëtorëve Shëndetësorë e QKUK-së ka kërkuar sot nga ShSKUK-ja/QKUK-ja që t’i anulojnë disa urdhëresa me qëllim të ruajtjes së paqes sociale dhe të shmangen masat sindikale.

Kjo sindikatë ka kërkuar anulimin e disa urdhëresave përmes të cilave obligohen kryesisht infermierët. Një prej tyre është edhe ajo e cila i obligon infermierët ta ftojnë mjekun në rast nevoje, duke argumentuar se edhe mjekët do të duhej të ishin në vendin e tyre të punës pa pasur nevojë për ftesë.

Gjithashtu, sindikata kërkon edhe anulimin e urdhëresës që infermieri të shkruhet në hyrje /dalje nga dhoma e pacientit, urdhëresës që infermierët ta bëjnë evidentimin e frekuentimit të palëve civile nëpër klinika të QKUK-së dhe, gjithashtu, të anulojë urdhëresën që infermierët e turneve ta marrin obligimin e sigurimit me barëra gjatë fundjavave.

“Duke e respektuar kohën e fazës së transicionit dhe të akomodimit të menaxhmentit të ri të SHSKUK/QKUK, kërkojmë që deri ditën e premte (30/09/2022), ditë kur do kemi takimin e radhë së Kryesisë dhe Këshillit Drejtues, këto urdhëresa të shfuqizohen. Në rast të injorimit dhe mosreflektimit, do marrim vendimin për masa dhe veprime sindikale, të cilat nuk përjashtojnë protestat dhe grevat”, thuhet në komunikatën për medie.

Njoftimi i plotë:

Sindikata e Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së me qëllim të ruajtjes së paqes sociale, me qëllim të ruajtjes së mardhënieve të bashkpunimit dhe evitimit të masave sindikale fton publikisht SHSKUK/QKUK-në që t’i anuloj urdhëresat si në vijim :

1.    Urdhëresën që infermieri të  shkruhet në hyrje / dalje nga dhoma e pacientit, duke e konsideruar si urdhëresë diskrimiuese dhe përdorim të standartit të dyfishtë pasi komunitetet tjera nuk i nënshtrohen kësaj urdhërese, 

2.    Urdhëra që infermierët të bëjnë evidentimin e frekuentimit të palëve civile nëpër klinika të QKUK- së duke e konsideruar urdhëresë e cila nuk bënë pjesë në përshkrimin e detyrave dhe përgjegjësive të infermierit,

3.    Urdhëresa e cila thotë që infermierët e turneve duhet të marrin obligimin e sigurimit me barëra gjatë vikendeve, punë për të cilën infermierët e turneve nuk e kanë obligim dhe as nuk kompenzohen për këtë detyrë,

4.    Urdhëresën e cila e obligon infermierin që t’a ftoj mjekun në rast nevoje, pasi sikurse infermieri, poashtu edhe mjeku janë subjekete që i nënshtrohen obligimeve kontraktuale, ndërsa secila klinike tashmë ka mjekët dhe infermierët e tyre kudjestar, ndërsa si të tillë as infermieri e as mjeku nuk do duhej të ketë nevojë për ftesë, pasi do duhej që të ishin në vendet e tyre të punës duke mos pasur nevojë për ftesa,

Duke e respektuar kohën e fazës së tranzicionit dhe të akomodimit të menaxhmentit të ri të SHSKUK/QKUK, kërkojmë që deri ditën e Premte, datë 30/09/2022, ditë kur do kemi takimin e radhë së Kryesisë dhe Këshillit Drejtues, këto urdhërsa të shfuqizohen, ndërsa në rast të injorimit dhe mosreflektimit,  do marrim vendimin për masa dhe veprime sindikale, të cilat nuk përjashtojnë protestat dhe grevat.

 

 


MË SHUME NGA Shëndetësi