08:08 / 28.09.2022
44 raste aktive me Covid-19
N.Mekolli /RTKlive
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me COVID-19 është 44.
Në raportin e fundit, bëhet e ditur se janë realizuar 99 testime prej të cilave 6 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Sipas raportit të fundit nuk ka pasur asnjë person të vdekur nga COVID-19, janë shëruar 3, kurse rastet aktive janë 44.
Deri më tani janë dhënë gjithsejtë 1.836.103 vaksina, njofton MSH.























