13:21 / 28.09.2022
Shënohet një rast pozitiv me COVID-19
E.Hoti/RTK
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se të mërkurën është shënuar një rast pozitiv me COVID-19.
Në raportin e fundit, bëhet e ditur se janë realizuar 111 testime, ndërsa gjatë kësaj kohe janë vaksinuar 29 persona.
Sipas këtij raporti nuk ka pasur asnjë person të vdekur nga COVID-19, janë shëruar 4, kurse rastet aktive janë 41.
Deri më tani janë dhënë gjithsejtë 1.836.132 vaksina, njofton MSH.























