14:31 / 29.09.2022
Gjashtë raste të reja me Covid-19
K. Kasumi/ RTKlive
Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar gjashtë raste të reja me Covid-19, nga 106 testimet që janë bërë.
Sipas këtij raporti, si pasojë e COVID-19, nuk ka humbur jetën asnjë person, kurse janë shëruar 10.
Prej fillimit të vaksinimit, në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.836.166 doza të vaksinës anti COVID, njofton MSH.
























