Gratë më të vetëdijshme për kancerin e gjirit |Video
Shëndetësi

Gratë më të vetëdijshme për kancerin e gjirit |Video

Valbona Thaçi/RTKlive

Muaji tetor është muaji i ndërgjegjësimit në luftë kundër kancerit të gjirit!

Në komunën e Prishtinës janë dy qendra ku gratë mund të bëjnë kontrolle për kancerin e gjirit. Të gjitha kontrollet janë pa pagesë.

Për shkaqet, pasojat, mbrojtjen dhe rritjen e numrit të rasteve me kancer, doktoresha Dafina Ademi-Islami- onkologe, ka folur për emisionin “Aktual” në RTK.

Ajo thotë se zbulimi i hershëm i kancerit të gjirit do të thotë jetë, sepse një kancer i gjirit i zbuluar herët mbijetesën pesë vjeçare e arrin gati në 98% deri në qind për qind të rasteve, ndërsa një kancer i gjirit i zbuluar në stade të avancuara, mbijetesa arrin diku rreth 27-28% të rasteve.

Doktoresha  Ademi-Islami thotë se çdo iniciativë për ngritjen e vetëdijesimit është më se i mirëseardhur.

Doktoresha shpjegon se krahasuar me vitet e kaluara ku numri i sëmundjes në stade të avancuara ka kaluar 50%, viteve të fundit ky numër sa po vjen e po zvogëlohet.

“Çdo ditë e më tepër ne Klinikën e Onkologjisë kemi raste me stade më të ulëta, do të thotë stade jo të avancuara, dhe kjo flet se ndërgjegjësimi ka bërë punën e vet”, tha Ademi-Islami.


MË SHUME NGA Shëndetësi