08:54 / 05.10.2022
27 raste aktive me Covid-19
N.Mekolli /RTKlive
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me COVID-19 është 27.
Në raportin e fundit, bëhet e ditur se janë realizuar 54 testime prej të cilave 1 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Sipas raportit të fundit nuk ka pasur asnjë person të vdekur nga COVID-19, janë shëruar 1, kurse rastet aktive janë 27.
Deri më tani janë dhënë gjithsejtë 1.836.240 vaksina, njofton MSH.