11:19 / 05.10.2022
Katër raste të reja me Covid-19
K. Kasumi/ RTKlive
Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar katër raste të reja me Covid-19, nga 90 testimet që janë bërë.
Sipas këtij raporti, si pasojë e COVID-19, nuk ka humbur jetën asnjë person, kurse janë shëruar 6.
Prej fillimit të vaksinimit, në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.836.247 doza të vaksinës anti COVID, njofton MSH.
























