25 raste aktive me Covid-19
Shëndetësi

25 raste aktive me Covid-19

N.Mekolli /RTKlive

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me COVID-19 është 25.

Në raportin e fundit, bëhet e ditur se janë realizuar 90 testime prej të cilave 4 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Sipas raportit të fundit nuk ka pasur asnjë person të vdekur nga COVID-19, janë shëruar 6, kurse rastet aktive janë 25.

Deri më tani janë dhënë gjithsejtë 1.836.247 vaksina, njofton MSH.


MË SHUME NGA Shëndetësi