Shoqata Sindikale e punëtorëve të QKUK-së pezullon protestën
Shëndetësi

Shoqata Sindikale e punëtorëve të QKUK-së pezullon protestën

RTKlive

Shoqata Sindikale e Punëtorëve Shëndetësor të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK) , njofton anëtarësinë, infermierët, mamitë dhe profesionistë tjerë shëndetësor që pas zhvillimeve të fundit e pezullon protestën e paralajmëruar për sot nga ora 12:00.

“Pas takimi të Kryetares së FSSHK, znj. Tevide Imeri me Ministrin e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, z. Rifat Latifaj, i njejti është zotuar për rishqyrtimin e urdhëresave të përmes të cilave diskriminohen infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësor në QKUK”, thuhet në njoftimin e kësaj sindikate.

Bëhet e ditur se në këtë takim janë dakortësuar që të krijohet shpejtë një Grup Punues për rishqyrtim dhe hartim, qoftë edhe të urdhëresave të cilat në realitet do kishin efekt pozitiv në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve, mirëpo duke mos i diskriminuar dhe ngarkuar edhe më tepër infermierët në QKUK, të cilët edhe ashtu janë skajshmërisht të mbingarkuar.

 


MË SHUME NGA Shëndetësi