14:27 / 06.10.2022
Tri raste të reja me Covid-19
K. Kasumi/ RTKlive
Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar tri raste të reja me Covid-19, nga 99 testimet që janë bërë.
Sipas këtij raporti, si pasojë e COVID-19, nuk ka humbur jetën asnjë person, kurse janë shëruar 2.
Prej fillimit të vaksinimit, në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.836.263 doza të vaksinës anti COVID, njofton MSH.























