07:59 / 07.10.2022
26 raste aktive me Covid-19
N.Mekolli /RTKlive
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me COVID-19 është 26.
Në raportin e fundit, bëhet e ditur se janë realizuar 99 testime prej të cilave 3 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Sipas raportit të fundit nuk ka pasur asnjë person të vdekur nga COVID-19, janë shëruar 2, kurse rastet aktive janë 26.
Deri më tani janë dhënë gjithsejtë 1.836.263 vaksina, njofton MSH.























