08:03 / 10.10.2022
12 raste aktive me Covid-19
K.Kasumi/RTKlive
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me COVID-19 është 12.
Në raportin e fundit, bëhet e ditur se janë realizuar 73 testime prej të cilave 4 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.
Sipas raportit të fundit nuk ka pasur asnjë person të vdekur nga Covid-19, janë shëruar 7, kurse rastet aktive janë 12.
Deri më tani janë dhënë gjithsejtë 1.836.309 vaksina, njofton MSH.























