Vendoset gurthemeli i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Gjilan
BKT
Arlinda Sejda/ RTK
Shëndetësi

Vendoset gurthemeli i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Gjilan

Arlinda Sejda/ RTK

Sot është vendosur gurthemeli i Qendrës së Mjekësisë Familjare në lagjen ‘Arbëria’, në Gjilan.

Në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit, kaë marrë pjesë Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përfaqësues të Katarit, shtet i cili është donator në këtë projekt dhe kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, raporton RTK.

Kryeministri i Kosovës, tha se sot po vendosin gurthemelin e kësaj qendre të mjekësisë në këtë lagje, e cila ka pasur nevojë për një të tillë. “Më lejoni që përzemërsisht të falënderoj, shkëlqesinë e tij ambasadorin e Katarit, Ali Bin Hamid Al Marri, gjithashtu edhe ‘Qatar Charity’për mbështetjen me donacion për mundësinë e vendosjes së gurthemelit”, tha Kurti.

Ndërkaq ambasadori i Katarit, Ali Bin Hamid Al Marri, tha se kjo qendër shëndetësore është dhuratë për popullin e Kosovës. “Marrëdhëniet e Katarit dhe të Kosovës, janë shumë të mira”, theksoi ai.

Ndryshe kjo qendër është bashkëfinancim me Komunën e Gjilanit dhe punimet pritet të përfundojnë prej gjashtë deri në një vit.


MË SHUME NGA Shëndetësi