Rritet interesimi i femrave për ekzaminimin e kancerit të gjirit|Video
BKT
Shëndetësi

Rritet interesimi i femrave për ekzaminimin e kancerit të gjirit|Video

Myrvete Axhami/RTK

Pas blerjes së aparatit të mamografisë, gratë e Komunës së Rahovecit rrisin vigjilencën për shëndetin e tyre. Në muajin tetor QKMF-ja në këtë komunë po punon me orar të zgjatur edhe në fundjavë. Mamografinë dhe specialistin e radiologjisë kjo komunë i siguroi përmes mjete vetanake.

Me mjetet vetanake Komuna e Rahovecit ka blerë një mamografi për diagnostikimin e problemeve shëndetësore te gratë. Kjo ka bërë që ato ta rrisin kujdesin për shëndetin e tyre.

Sipas radiologut Defrim Kërçaku, në çdo pesë gra të kontrolluara, katër prej tyre shfaqin probleme të ndryshme, por kjo nuk do të thotë që ato vuajnë nga kanceri.

Pas vendosjes së mamografisë në këtë komunë, interesimi ka ardhur duke u rritur.

Por ende ka nga ato gra të cilat ende nuk i janë nënshtruar një kontrolli të tillë.

Komunës i ka kushtuar aparati i mamografisë rreth 30 mijë euro, ndërsa po vetë komuna ka dërguar në specializim radiologun nga Rahoveci.


MË SHUME NGA Shëndetësi