08:00 / 12.10.2022
15 raste aktive me Covid-19
K. Kasumi/ RTKlive
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me COVID-19 është 15.
Në raportin e fundit, bëhet e ditur se janë realizuar 62 testime prej të cilave 3 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.
Sipas raportit të fundit nuk ka pasur asnjë person të vdekur nga Covid-19, është shëruar 1 person, kurse rastet aktive janë 15.
Deri më tani janë dhënë gjithsejtë 1.836.329 vaksina, njofton MSH.























