Për 9 muaj në QKUK u kryen 1.734 mamografi
BKT
Foto: ShSKUK/ Facebook
Shëndetësi

Për 9 muaj në QKUK u kryen 1.734 mamografi

K.Kasumi/ RTKlive

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se nga muaji janar deri në muajin shtator të vitit 2022, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, përkatësisht në Klinikën e Radiologjisë, janë kryer 1 mijë e 734 mamografi.

Sipas njoftimit, me rekomandim të mjekëve specialistë, gjatë kësaj periudhe janë bërë edhe 1 mijë e 350 ultrazë gjiri për pacientët.

"Sipas raportit të punës për periudhën 9 mujore të këtij viti, janë kryer, po ashtu, 321 biopsi të gjirit", thuhet tutje në njoftim.

Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë dhe ambiente të brendshme

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe ambiente të brendshme


MË SHUME NGA Shëndetësi