07:18 / 13.10.2022
19 raste aktive me Covid-19
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me COVID-19 është 19.
Në raportin e fundit, bëhet e ditur se janë realizuar 119 testime prej të cilave 8 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Sipas raportit të fundit nuk ka pasur asnjë person të vdekur nga COVID-19, janë shëruar 4, kurse rastet aktive janë 19.
Deri më tani janë dhënë gjithsejtë 1.836.343 vaksina, njofton MSH.
























