Përdorimi i internetit nga fëmijët dhe rreziqet
Foto ilustrim
Tech

Përdorimi i internetit nga fëmijët dhe rreziqet

Afërdita Rushiti /Radio Kosova

Përdorimi i internetit nga fëmijët është rritur, dhe në këtë aspekt, kërkime të ndryshme kanë gjetur se fëmijët që e përdorin internetin më shumë, kanë mundësi që të mësojnë më shumë, por edhe të ekspozohen më shumë ndaj rreziqeve. Radio Kosova ka realizuar një reportazh në këtë temë. hv

Interneti ka transformuar jetën moderne, duke ofruar komunikim të shpejt dhe qasje të pakufizuar në informata dhe shërbime. Përveq lehtësirave dhe avantazheve që ofron dhe duke pasur parasysh se ka miliona njerëz që përdorin atë, përveq anëve pozitive, ai ka edhe keqpërdoruesit e tij.

Përdorimi i internetit nga fëmijët është rritur, dhe në këtë aspekt, kërkime të ndryshme kanë gjetur se fëmijët që e përdorin internetin më shumë, kanë mundësi që të mësojnë më shumë,  por edhe të ekspozohen më shumë ndaj rreziqeve. Por, edhe pse ka rreziqe në internet, fëmijët nuk mund të kufizohen nga përdorimi i tij, sepse në ditët e sotme, përdorimi i internetit është një pjesë natyrore e zhvillimit të fëmijëve.

Prandaj, pa përdorimin e masave të duhura mbrojtëse, fëmijët mbeten të ekspozuar ndaj rreziqeve të ndryshme në internet, siç janë: cyber-dhuna, pornografia, bullizmi, regjistrimi në platforma të ndryshme e rrjete sociale dhe shoqërimi me njerëz të panjohur, postimi I fotografive dhe videove personale, lojërat e ndryshme online me persona të panjohur dhe komunikimi me ta, pastaj ekspozimi ndaj reklamave të ndryshme me përmbajtje të papërshtatshme për fëmijë, apo edhe qasja në materiale të tjera të dëmshme.

Numri i fëmijëve të abuzuar nga keqpërdoruesit e internetit është në rritje e sipër edhe në vendin tonë, bënë të ditur policia e Kosovës.

Një reportazh lidhur me këtë temë mund ta dëgjoni në  linkun e mëposhtëm.

https://www.youtube.com/watch?v=xp5NCfFJ9t4&t=64s


MË SHUME NGA Tech