08:02 / 22.10.2022
16 raste aktive me COVID-19
RTKlive
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me COVID-19 është 16.
Në raportin e fundit, bëhet e ditur se janë realizuar 60 testime prej të cilave 5 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Sipas raportit të fundit, nuk ka asnjë person të vdekur, janë shëruar 2, kurse rastet aktive janë 16.
Prej fillimit të vaksinimit, në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.836.447 doza të vaksinës anti COVID, njofton MSH.























