12:12 / 22.10.2022
Dy raste të reja me COVID-19
RTLlive
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi se dy qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.
Bëhet e ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 100 testime, prej të cilave vetëm 2 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, janë shëruar 4 persona, kurse numri i rasteve aktive me COVID-19 është gjithsejtë 14.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 20 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.836.467 doza të vaksinës, njofton MSH.























