10:36 / 27.10.2022
Një rast i ri me COVID-19 në Kosovë
RTKlive
Ministria e Shëndetësisë sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se nga 63 testime, 1 qytetar ka rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit është shëruar një pacient nga COVID-19, kurse numri i rasteve aktive me koronavirus është gjithsej 21.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.836.512 doza të vaksinës, njofton MSH.























