14:43 / 28.10.2022
Tri raste pozitive me COVID-19 në Kosovë
E.Hoti/RTKlive
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar tri raste pozitive me COVID-19.
Sipas njoftimit të MSH-së, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, kurse numri i rasteve aktive me koronavirus në nivel vendi është gjithsejtë 20.
Bëhet e ditur se për 24 orë në tërë Kosovën janë vaksinuar 17 persona kundër koronavirusit.























