Nis rinovimi i Repartit të Lehonave në QKUK
Shëndetësi

Nis rinovimi i Repartit të Lehonave në QKUK

K.Kasumi/ RTKlive

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar qytetarët se Reparti i Lehonave, në kuadër të Klinikës Obstetrike Gjinekologjike, aktualisht është në rinovim.

“Në atë pjesë ku është duke u rinovuar reparti nuk ka asnjë paciente të shtrirë. Klinika Obstetrike Gjinekologjike ka ofruar dhe do të vazhdojë të ofrojë shërbime shëndetësore për të gjithë pacientet që kanë nevojë të marrin shërbimet e nevojshme”,ka njoftuar ShSKUK-ja.

“Klinika kërkon mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve, ngase rinovimi po bëhet me qëllim të ofrimit të kushteve më të mira për nëna dhe lehona”, përfundon njoftimi.


MË SHUME NGA Shëndetësi