Një rast i ri me Covid-19 në Kosovë
Shëndetësi

Një rast i ri me Covid-19 në Kosovë

K.Kasumi/ RTKlive

Ministria e Shëndetësisë sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se nga 34 testime, 1 qytetar ka rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 11 pacient nga Covid-19, kurse numri i rasteve aktive me koronavirus është gjithsej 6.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.836.571 doza të vaksinës, njofton MSh.


MË SHUME NGA Shëndetësi