Shtohen raste me tuberkuloz
Shëndetësi

Shtohen raste me tuberkuloz

Albulena Bytyqi /Radio Kosova

Në komunën e Lipjanit muajve të fundit ka rritje të rasteve me tuberkuloz. Këtë e konfirmojnë edhe për Radio Kosovën nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare. Ata thonë se deri në fund të vitit numri i personave të prekurve me tuberkuloz, mund të rritet.

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan vit pas viti ka filluar të rritet numri i rasteve me tuberkuloz.

Izer Sinani, koordinator i QKMF-së, njëherësh specialist i mjekësisë familjare, thotë për Radio Kosovën se ka rritje të numrit të rasteve dhe apelon të qytetarët e Lipjanit  që t’u shmangen kontakteve me personat e sëmurë, që të mbajnë higjienë dhe të ushqehen shëndetshëm.     

“Nga janari deri në muajin shtator të këtij viti krahasuar po me këtë muaj të vitit 2021, kemi rritje të numrit të rasteve me tuberkuloz, Krahasuar me vitin e kaluar kemi 8 raste me shumë, dhe deri me tani kemi 29 raste duke u trajtuar në Dispanserinë anti tubercular në Lipjan”, tha ai.

Sinani tutje thotë se sëmundja paraqitet kryesisht te personat që kanë imunitet të dobët dhe tek ata që vuajnë nga sëmundjet kronike.  Por sipas tij, deri në fund të vitit  pritet të rritet numri i pacientëve të prekur me tuberkuloz. 

“Këtu në Lipjan në dispanserinë tonë, kemi pacientë nga mosha 22 vjeç deri 75 vjeç. Por deri në dhjetor të këtij viti ne presim të bëhen mbi 40 raste. Kjo sëmundje do disiplinë, kujdes, higjienë, ushqim të mirë, qetësi dhe ajër të pastër. Sinani tutje thotë se deri në fund të vitit, numri pritet të rritet deri në 40 raste të të prekurve me tuberkuloz. Ndërsa thotë se pacientët që janë prekur nga kjo sëmundje janë kryesisht pacientë të cilët kanë qenë të prekur me COVID”, tha Sinani.

Sinani tutje shton se pacientët që janë prekur nga kjo sëmundje janë kryesisht pacientë të cilët kanë qenë të prekur me COVID. Ndërsa simptomat e kësaj sëmundjeje sipas tij, janë: dhembje e gjoksit e shoqëruar me kollë që zgjatë më shumë se tri javë, djersitje gjatë natës, humbje në peshë, humbje oreksi etj.


MË SHUME NGA Shëndetësi