Pesë raste të reja me Covid-19 në Kosovë
Shëndetësi

Pesë raste të reja me Covid-19 në Kosovë

V. Thaçi / RTKlive

Ministria e Shëndetësisë sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se nga 102 testime, 5 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 4 pacient nga Covid-19, kurse numri i rasteve aktive me koronavirus është gjithsej 7.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.836.593 doza të vaksinës, njofton MSh.


MË SHUME NGA Shëndetësi