09:59 / 03.11.2022
Shtatë raste të reja me Covid-19
K.Kasumi/ RTKlive
Ministria e Shëndetësisë sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se nga 62 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 5 pacient nga Covid-19, kurse numri i rasteve aktive me koronavirus është gjithsej 7.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.836.612 doza të vaksinës, njofton MSh.