Kirurgët i reagojnë presidentes Osmani, pas operimit në një spital privat
Shëndetësi

Kirurgët i reagojnë presidentes Osmani, pas operimit në një spital privat

RTK

Pas njoftimit nga Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës, se presidentja Vjosa Osmani i është nënshtruar një intervenimi të lehtë kirurgjik (heqja e tëmthit) dhe i cili është realizuar me sukses, sot kanë reaguar Kirurgët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Kirurgët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës kanë reaguar ndaj presidentes Vjosa Osmani, e cila ka zgjedhur për të kryer një operacion në një institucion privat.

Në këtë reagim të nënshkruar nga kirurgët, thuhet se janë anashkaluar si institucion publik, në këtë rast Klinika e Kirurgjisë Abdominale në QKUK. Kirurgët kanë deklaruar se operacioni për heqjen e tëmthit është një procedurë rutinë që kryhet në këtë klinikë që nga viti 1999, me sukses 99.9 për qind.

“Injorimi dhe nënçmimi që presidentja i ka bërë kolegjiumit të kirurgëve, në veçanti institucionit mbi të cilin udhëheq, është e papranueshme për të gjithë?, thuhet në reagim. Ata në fund i kanë uruar shërim të shpejt presidentes Osmani, duke kërkuar që në të ardhmen të mos anashkalohet sektori publik.


MË SHUME NGA Shëndetësi