07:06 / 07.11.2022
18 raste aktive me Covid-19
RTKlive
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me COVID-19 është vetëm 18 persona.
Në raportin e fundit, bëhet e ditur se janë realizuar 71 testimeve prej të cilave vetëm një person ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Sipas raportit të fundit, nuk ka asnjë person të vdekur, janë shëruar 3, kurse rastet aktive janë 18.
Prej fillimit të vaksinimit, në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.836.646 doza të vaksinës anti Covid, njofton MSH.























