Fluks rastesh në pediatri, për 5 ditë 1 mijë e 122 pacientë
Foto: ShSKUK
Shëndetësi

Fluks rastesh në pediatri, për 5 ditë 1 mijë e 122 pacientë

Valmira Saraçi Sahatçiu/RTKlive

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se është rritur dukshëm numri i vizitave specialistike dhe hospitalizimeve, në kuadër të Klinikës së Pediatrisë të Qendrës Klinike dhe Unversitare të Kosovës.

Siç ka njoftuar ShSKUK-ja vetëm për 5 ditë trajtim në ambulancat specialistike të kësaj klinike kanë marr 1 mijë e 122 pacientë.

“Fluksi i madh i rasteve në këtë klinikë, është vërejtur sidomos në pesë ditët e fundit, ku sipas raportit zyrtar, trajtim në ambulancat specialistike kanë marrë 1122 pacientë, ku prej tyre 123 janë shtrirë për trajtim të mëtejmë shëndetësor”, thuhet në njoftim.

Mbingarkesë ka pasur edhe Emergjenca Pediatrike, në 5 ditët e fundit, ku ndihmë mjekësore kanë kërkuar 703 pacientë.


MË SHUME NGA Shëndetësi