16 raste aktive me Covid-19
Shëndetësi

16 raste aktive me Covid-19

K.Kasumi/ RTKlive

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me Covid-19 është 16.

Në raportin e fundit, bëhet e ditur se janë realizuar 114 testime prej të cilave 3 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Sipas raportit të fundit, nuk ka asnjë person të vdekur kurse janë shëruar pesë persona.

Prej fillimit të vaksinimit, në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.836.693 doza të vaksinës anti Covid, njofton MSh.


MË SHUME NGA Shëndetësi