ShKK dhuron donacion për Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve
Foto: Shërbimi Korrektues i Kosovës/ Facebook
Shëndetësi

ShKK dhuron donacion për Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve

K.Kasumi/ RTKlive

Në vazhdën e aktiviteteve të punës së organizuar nëpër institucione korrektuese, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka dhuruar donacion për Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve.

"Me qëllim krijimin e një ambienti të përshtatshëm për fëmijët, të cilët po trajtohen në këtë klinikë janë dhuruar një tabele, dy kokërr shilte dhe pesë karrige, të cilat janë punuar nga të miturit e Qendrës Edukuese Korrektuese të Lipjanit,", njofton Shërbimi Korrektues i Kosovës.

 Sipas tyre dhurimi i këtij donacioni ka për qëllim krijimin e  një ambienti të rehatshëm, komod dhe të përshtatshëm për pacientët  fëmijët të kësaj klinike.

Tutje sipas njoftimit të miturit e QEKL-së, përveç se kanë aktivitete të ndryshme, ata zhvillojnë edhe aktivitete me të cilat shprehin talentin në punën dhe zanatet e tyre që ata zotërojnë.

Secili punim i kryer nga të miturit në punëtoritë QEKL-së, kryesisht përdoren për nevojat e qendrave korrektuese dhe atyre të paraburgimit, disa prej tyre dhurohen edhe donacion.

 

 

 

 


MË SHUME NGA Shëndetësi