Mjekët amerikanë në QKUK, operojnë fëmijët me probleme në zemër
Foto: ShSKUK
Shëndetësi

Mjekët amerikanë në QKUK, operojnë fëmijët me probleme në zemër

K.Kasumi/ RTKlive

Ushtruesja e detyrës së drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Pranvera Zejnullahu- Raçi, ka vizituar Spitalin e Kirurgjisë Pediatrike në QKUK, aty ku kardiokirurgë dhe kardiologë amerikanë po trajtojnë fëmijët me probleme në zemër.

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës njoftoi sot se mjekët e organizatës “Gift of Life International” kanë ardhur në Kosovë ditën e diel dhe deri tani kanë kryer pesë operacione kardiokirurgjike dhe 10 intervenime kardiologjike te pacientët.

“Ata do të qëndrojnë në Kosovë deri të shtunën e kësaj jave dhe, sipas programit operativ, do të realizohen nga ta edhe pesë operime kardiokirurgjike dhe shtatë deri në 10 intervenime kardiologjike”, thuhet në njoftimin për medie.


MË SHUME NGA Shëndetësi