Numri i fizioterapeutëve të papunë shkon deri në 500|Video
Shëndetësi

Numri i fizioterapeutëve të papunë shkon deri në 500|Video

Qendresa Duraku/RTK

Nevoja për punësimin e fizioterapeutëve në institucionet publike shëndetësore është shumë madhe, pasi që numri i të papunëve është në shifra alarmante. Ky konstatim doli nga konferenca   ndërkombëtare e Odës së Fizioterapeutëve të Kosovës, e cila për herë të parë u mbajt në Prishtinë.

"Vetëm në sistemin publik numri i anëtarëve të OFK-së është 113, ndërsa në sistemin publik  është 230 anëtarë, kurse në regjistrat e OFK-së rezulton se 451 fizioterapeut janë të papunë në Kosovë, një shifër shumë alarmante", tha Feim Gashi, kryetar i Odës së Fizioterapeutëve.

Sipas Gashit, në Repartin e Fizioterapisë vetëm në tre muajt e fundit ndihmë në këtë klinikë kanë kërkuar 1200 pacientë për çka numri prej tre fizioterapeutëve është i pamjaftueshëm për trajtimin e tyre.

"Në nivelin terciar në sistemin publik, kemi 73 fizioterapeut të punësuar në tërë territorin e Republikës së Kosovës, Në nivelin sekondar kemi 37 fizioterapeut dhe në nivelin primar kemi vetëm 3 fizioterapeut" , shtoi Gashi.

Në konferencë u tha se në të ardhmen duhet të realizohet një plan për përmirësimin e kësaj gjendjeje. Aktualisht në Odën e Fizioterapeutëve janë të anëtarësuar 1013 fizioterapeutë.


MË SHUME NGA Shëndetësi