13:16 / 26.11.2022
Dy raste të reja me Covid-19
N.Mekolli /RTKlive
Ministria e Shëndetësisë sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se nga 36 testime, 2 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.
Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shëruar asnjë pacient nga Covid-19, kurse numri i rasteve aktive me koronavirus është gjithsej 11.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.836.845 doza të vaksinës, kurse në 24 orët e fundit janë vaksinuar 8 persona, njofton MSh.