10 raste aktive me Covid-19
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Shëndetësi

10 raste aktive me Covid-19

K.Kasumi/ RTKlive

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me Covid-19 është 10.

Në raportin e fundit, bëhet e ditur se janë realizuar 26 testime prej të cilave asnjë person nuk ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Sipas raportit të fundit, nuk ka pasur asnjë të vdekur kurse një person është shëruar.

Prej fillimit të vaksinimit, në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.836.857 doza të vaksinës anti Covid, kurse në 24 orët e fundit janë vaksinuar 12 persona, njofton MSh.


MË SHUME NGA Shëndetësi