OBSH: 90% e popullsisë së botës ka një formë imuniteti ndaj koronavirusit
RTSH
"Ne jemi shumë më afër të mund të themi se faza e urgjencës së pandemisë ka mbaruar, por ne nuk jemi ende atje", tha Tedros.
“Ne jemi shumë më afër që të mund të themi se faza e urgjencës së pandemisë ka përfunduar”, tha drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Të paktën 90% e popullsisë së botës ka një formë imuniteti ndaj koronavirusit qoftë nëpërmjet infeksionit apo vaksinimit, tha sot Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, duke paralajmëruar megjithatë mbi rrezikun e vigjilencës së dobët.cnn
Boshllëqet në strategjitë për t'u marrë me Covid-19 këtë vit vazhdojnë të krijojnë kushtet perfekte për shfaqjen e një lloji të ri vdekjeprurës pasi pjesë të Kinës regjistrojnë një rritje të infeksioneve, tha kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Vërejtjet e tij shënojnë një ndryshim, vetëm disa muaj pasi ai tha se bota nuk ishte kurrë në një pozicion më të mirë për t'i dhënë fund pandemisë .
Infeksionet me Covid-19 janë në nivele rekord në Kinë dhe kanë filluar të rriten në pjesë të Britanisë pas muajsh rënieje. OBSH u bëri thirrje qeverive në mbarë botën që të kontaktojnë njerëzit në rrezik për shëndetin, si ata mbi 60 vjeç dhe ata me sëmundje themelore, dhe t'i inkurajojnë ata që të vaksinohen.























