14:09 / 06.12.2022
6 raste aktive me Covid-19
K.Kasumi/ RTKlive
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me Covid-19 është 6.
Në raportin e fundit, bëhet e ditur se janë realizuar 29 testime prej të cilave asnjë person nuk ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Sipas raportit të fundit, nuk ka pasur asnjë të vdekur.
Prej fillimit të vaksinimit, në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.836.893 doza të vaksinës anti Covid, kurse në 24 orët e fundit janë vaksinuar 18 persona, njofton MSh.























