“Wordle”- fjala më e kërkuar në Google për vitin 2022
Tech

“Wordle”- fjala më e kërkuar në Google për vitin 2022

Vlora Rrustemi RTK

Mund të mendoni se fjala më e kërkuar në Google këtë vit është , Ukraina! Në fakt, nuk është ashtu.

Fjala  “Wordle “mori  vendin e parë si termi më i kërkuar i Google në botë dhe në SHBA në vitin 2022. 

Ky kërkim u bë i ditur nga gjigandi i teknologjisë (google) në raportin e tyre vjetor Year in Search. 

“Wordle” është lojë fjalësh në web e krijuar nga inxhinieri i softuerit ,Josh Wardle në vitin 2021. Thjeshtësia e lojës së përditshme të fjalëve ka bërë senzacion online. 

Përdoruesve u jepen maksimumi gjashtë përpjekje për të gjetur fjalën e ditës. 

Është gjithmonë një fjalë me pesë shkronja dhe fjala është e njëjtë për të gjithë.

Vdekja e Mbretëreshës Elizabeth II në shtator , u rendit në pesëshen e parë që zgjoi interesin e përgjithshëm global të kërkimit, ndërkaq Ukraina ishte termi i tretë më i kërkuar./BBC/


MË SHUME NGA Tech